Vojisllav Sheshel është dënuar me dy vjet burg, pasi që ka refuzuar të heqë informacionet nga faqja e tij e internetit, me të cilat zbulonte identitetin e dëshmitarëve, të cilëve gjykata ua ka siguruar anonimitetin.
Kjo është hera e tretë që Sheshel dënohet për shpërfillje, që kur është dorëuzar në gjykatën e OKB-së në Hagë në vitin 2003 për t’u përballur me akuza për nxitje të mizorive serbe në luftërat ballkanike të fillim viteve të ’90-a.
Në rastin kryesor kundër tij, prokurorët kërkojnë që ai të dënohet me 28 vjet burg. Gjyqi i tij filloi në vitin 2007, derisa vendimi pritet në mars të 2013-ës/Indekonline/kohaislame