Një gjykatë ushtarake e ka dënuar më vdekje ish ushtarakun amerikan, Nidal Hasan për sulmin me armë që e bëri ai në vitin 2009 në bazën “Fort Hood”, raporton Associated Press.
Vendimi që rrallë jepet në gjykatat ushtarake amerikane është dhënë katër vite pas sulmit që e shokoi ushtrinë amerikane e cila ka dhjetë që lufton në terrene të botës islame.
Hassan, njeri me përgaditje të lartë i cili kishte diplomuar biokiminë më pastaj fakultetin e mjekësisë, specializon psikiatrinë dhe master i shëndetit publik në psikiatri, madje një nga neuro psikiatrit më të mirë të ushtrisë amerikane në bazën në fjalë. Ai kishte gradën ushtarake të majorit.
Hasan ishte ndër ushtarakët e rrallë që kishte marrë aq dekorata ushtarake: Ai ishte dekoruar me: Shiriti i Shërbimit Ushtarak 1988; Dy herë ishte dekoruar me Medaljen e Shërbimit Mbrojtja Kombëtare gjatë shërbimit në Luftën e Gjirit dhe Luftën kundër Terrorit, ai më pastaj ishte dekoruar me Medaljën më të lartë për Shërbimin në Luftën Globale Kundër Terrorit.
Atëbotë, Nidal u bente trajtim mjekësor psikiatrik ushtarëve me stresin post-traumatik që ktheheshin nga Iraku dhe Afganistani, Nidal pritej të transferohej brenda muajit në Afganistan, në këto ditë Nidal kur disa grupe po përgaditeshin për tu kthyer në vendet e luftës ai kishte hyrë në një ndërtesë mjekësore ku po këta ushtarët amerikan ishin duke kryer kontrolla mjekësore para nisjes për Irak dhe Afganistan.
Keqardhja që ai ndjente për vrasjet e shkaktuara nga SHBA-të mbi popujt muslimanë e bëri që ai të bënte një sulm hakmarrës dhe parandalues, për t’i parandaluar ushtarët në fjalë që të riktheheshin në Irak dhe Afganistan.
Gjatë sulmit, Hasan ka vrarë 13 ushtarë dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur.
Gjatë procesit hetimor është kuptuar se Hasan nxiste popujt muslimanë që të ngriteshin në luftë kundër agresorit. Ai shumë shpresonte se me ardhjen në pushtet të Obamas menjëherë do të organizohej tërheqja e plotë e trupave ushtarake nga Iraku dhe Afganistani.
Njerëzit e përshkruanin Hasanin si njeri i butë dhe thellësisht paqësor, që e donte dhe i shërbente me dinjitet SHBA-ve, ai filloi të ndryshoi vetëm pas kthimit të ushtarëve amerikanë nga vendet islame, ku ai ju bënte terapi psikiatrike ushtarëve që vuanin nga crregullimet post-traumatike. Nga ky proces, përmes rrëfimeve që dilnin nga gojët e vet ushtarëve që kishin kryer krimet e vazhdueshme ai kuptoi masakrat dhe dhunën që shumë prej ushtarëve kishin ndërmarrë në vendet islame dhe atë rregullisht dhe në baza ditore, ky horror i deklaruar nga vetë ushtarët të cilët i kishin përjetuar dhe kryer këto krime i shkaktoi atij ndryshime dramatike.
Një kolonel i cili u morr me Hasanin, mendon se ai përkeqësoi qendrimet edhe pas dështimit të përpjekjes së tij që ushtria të nxjerrte një dekret i cili i lironte nga përgjegjësia e luftës ushtarët musliman, kur luftat zhvilloheshin në vendet islame. Ai në hulumtimin e tij shkencor kishte rekomanduar se kjo ishte më e dobishme edhe për performancën e ushtarëve muslimanë por edhe për vetë ushtrinë amerikane. Por kjo përpjekje e tij jo që nuk u morr në konsideratë por u bë shkak që ai të vlerësohej shumë keq për shkak të këtij propozimi.
Kolegët e tij thonë që ai ishte më i përgadituri për t’i trajtuar temat e terrorizmit gjatë masterit të tij, por ata thonë se habiteshin sepse ai shpesh argumentonte dhe ngrinte dyshimin e tij publikisht para kolegëve ushtarak se lufta ndaj terrorizmit ishte luftë ndaj islamit dhe për këtë arsye ushtarët musliman brenda ushtrisë amerikane nuk duhej të shërbenin në këto luftëra.
Prokurori nga ngritur dyshime se Hasan ishte i ndikuar nga thirrësi islam Enwar al-Awlaki, i cili njëjt si ky ishte një amerikan me origjinë nga Jemeni dhe i cili kishte shërbyer gjatë jetës së tij si imam në Jemen, por ky i fundit mohon dhe thotë se Hasan kishte ardhur vetvetiu në konkluzionin për të ndërmarrë veprimet e tij.
Hasani mund të bëhet ushtari i parë amerikan që ekzekutohet pas më shumë se një gjysmë shekulli.
Mirëpo, për shkak të sistemit juridik ushtarak amerikan që kërkon proces të gjatë apeli, mund të kalojnë vite apo ndoshta edhe dekada derisa të mund të zbatohet dënimi me vdekje.
Myslimani i lindur në SHBA ka thënë se sulmin e ka bërë që të mbrojë popujt muslimanë nga agresioni amerikan derisa ai asnjëherë nuk e ka mohuar se është autori i sulmit në Fort Hood.
Ky cilësohet si sulmi më i rëndë në një bazë ushtarake amerikane.