-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dënohet me 5 vjet burg Fitim Lladrovci

Më të lexuarat

Fitim Lladrovci është dënuar nga gjykata, të premten, me 5 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në grupe terroriste dhe dy vepra tjera armëmbajtje pa leje. Kjo është konfirmuar për Express nga avokati i tij Nuhi Pacarizi.

“Po, klienti im është gjykuar dje (të premten) dhe është dënuar me 5 vite burg, për tri vepra penale”, ka thënë avokati Pacarizi për Express.

 

Nga ana tjetër, Express merr vesh nga burime të sigurta brenda gjykatës se Lladrovci u dënua me 4 vite e gjashtë muaj burgim për veprën penale pjesëmarrje në terrorizëm dhe dhjetë muaj tjerë burg e 500 euro gjobë për dy vepra penale armëmbajtje pa leje. Rrjedhimisht, dënimi unik për Fitmin Lladrovcin është 5 vite heqje lire dhe 500 euro gjobë.

Lladrovci nga fshati Gllanasells i Drenasit u arrestua fundvitin e kaluar pas një bastisje në pronën e tij nga njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës.

Ai, në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri.

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj. Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Që prej lirimit të tij, siç ka raportuar Express, ai kishte vazhduar me propagandë, përmes së cilës bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes rrjetit social Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit