0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dënohen 22 agjentë të CIA-s nga Gjykata e Lartë e Italisë

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë italiane konfirmoi vendimin e marrë nga një gjykatë e shkallës së parë në Itali për dënimin e 22 shtetasve amerikanë, të cilët akuzohen për pengmarrjen e një hoxhe egjiptian në Milano në vitin 2003.

Pas rrëmbimit, hoxha i njohur me emrin Abu Omar, u transportua në Egjipt, ku gjatë procesit të marrjes në pyetje u torturua barbarisht nga anëtarë të CIA-s.

Vendimi i gjykimit ndaj agjentëve u dha në mungesë, madje mund të theksohet se ky proces është ndër të parët që gjykon praktikat e Shërbimit të Inteligjencës Amerikane.

Kështu, për sa i përket vendimit të marrë ndaj agjentëve të CIA-s, ata do të vuajnë disa vite burg në qoftë se shkelin në territorin italian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit