Prej njerëzve ka të atillë që do i jepet libri i veprave nga e majta pas shpine. Do hedhi vëshrimin në librin e veprave të tij dhe do shoh të këqijat (që ka punuar).
Do thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha ditur llogarinë time! Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur).”
Do të shpresojë që të kishte qenë prej kafshëve (dhe jo njeri). Të bëhet (kthehet) dhe’ për shkak të dënimit që e prêt si pasojë e veprave të këqija që gjenden në librin e veprave të tij.
Njerëzit do të merren në llogari para Allahut të Lartësuar.
“Çdokujt Allahu do i flasë Ditën e gjykimit, duke mos pasur mes tyre përkthyes. Atë ditë njeriu shikon nga e djathta e tij por sheh vetëm veprat e tij që ka vepruar, shikon nga e majta e tij dhe sheh vetëm veprat e tij që ka vepruar. Shikon përpara dhe sheh zjarrin përballë. Prandaj ruajuni zjarrit qoftë dhe me gjysmë hurme.”
Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajttë!)
Unesj Sheme