1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dënimet ekonomike forma e re e persekutimit ndaj popullit palestinez.

Më të lexuarat

Izraeli është i vetmi vend në botë që fëmijët gjykohen në gjykata ushtarake dhe jepen vendime ndaj tyre. Në të njëjtën kohë Izraeli shpik forma dënimi dhe persekutimi ndaj popullit palestinez të pa dëgjuara më parë. Të gjitha këto forma dënimi dhe persekutimi bëhen me të vetmin qëllim që palestinezët të heqin dorë nga rezistenca ndaj okupimit të tokave të tyre. Krahas dënimeve me heqje lirie Izraeli aplikon edhe dënime ekonomike ndaj palestinezëve, ata që s’kanë mundësi pagese mbahen me ditë të tëra në paraburgim.

Gjykatat ushtarake izraelite gjatë tri viteve të kalauara kanë komunikuar vendime me gjoba ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor me një shumë totale prej 16 milionë dollarëve.

E përditshmja izraelite Haaretz ka publikuar një raport ku thekson dënimet e rënda të komunikuara kryesisht ndaj të miturve palestinezë me akuzat e hedhjes së gurëve në drejtim të forcave izraelite të sigurisë. Gazeta rikujtoi se të miturit e lartëpërmendur janë arrestuar me këto akuza dhe se ishin dërguar në gjykatë ushtarake.“Disa u dënuan me burg e disa u gjobitën. Kishte edhe nga ata që pasi paguan një gjobë të madhe, u liruan”, shkruan Haaretz.

Raporti i publikuar mes tjerash përkujton rastin 13-vjeçarit Halid Bahar, i cili u arrestua në dhjetor pasi hodhi gurë drejt forcave të sigurisë në Beyt Ummar të El-Halilit (Hebron). Ndonëse askush nuk u lëndua në atë rast, gazeta thekson se gjykata ushtarake izraelite e dënoi me burgim gjashtëmujor plus një ditë, si dhe me një gjobë prej 540 dollarësh.

Raporti i të përditshmes izraelite gjithashtu nënvizon se disa familje palestineze nuk janë në gjendje financiare për të paguar gjobën për sulmet e pretenduara, për çka të miturit qëndrojnë në burg për ditë të tëra.

Izraeli thuhet se është i vetmi vend në të cilin të miturit dënohen nga gjykatat ushtarake. Shifrat e institucioneve palestineze flasin se të paktën 6.000 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, përfshirë 52 gra, 430 të burgosur administrativë, gjashtë deputetë dhe 270 fëmijë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit