2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Demolli: Lista serbe nuk lëshon pe për ushtrinë e Kosovës

Më të lexuarat

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë raportimit para komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, ka deklaruara se FSK-ja është e gatshme të shndërrohet në ushtri dhe se ka riproceduar për në qeveri projektligjin së bashku me ndryshimet kushtetuese, në tetor të këtij viti.

Sipas Demollit, problem i vetëm mbeten deputetët serb, të cilët, sipas tij, nuk janë të gatshëm të mbështesin këtë transformim. Ndërkaq ka thënë se kanë bërë afërsisht 20 ftesa për deputetët serb me qëllim që të konsultohen me ta, megjithatë asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Ndër të tjera Demolli ka deklaruar që së shpejti Kosova do të ketë atashe ushtarak edhe në tre vende.

“Kosova ka gjashtë atashe ushtarak në vendet që kanë njohur Kosovën, dhe në të ardhmen pritet të ketë edhe në Britani, Francë dhe Kroaci” ka thënë Demolli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit