1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Demolli: Ambasadorja nuk u lëndua nga protestuesit

Më të lexuarat

Deputeti i LDK-së Haki Demolli ka rrëfyer në detaje në Interaktiv për hyrjen e tij në Kuvendin e Kosovës derisa jashtë Parlamentit zhvilohej protesta të enjtën. Ai ka qenë dëshmitar i rastit derisa ka hyrë edhe ambasadorja për të cilën thotë se nuk është lënduar nga preotstuesit.
“Me një të shtyrë të lehtë larguan protestuesit, një vajze ishte kapur te shtyllat e hekurta, dhe rezistoi më shumë, por dhe atë e larguan shumë lehtë. U hap një korridor dhe kaloi ambasadorja me shoqëruesit e saj, pastaj unë dhe më pas edhe Vjollca Krasniqi, kaluam. E pashë që kaloi Fatmir Xhelili edhe Shaip Muja”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se e ka parë foton e publikuar të ambasadores amerikane por ka thënë se gjatë hyrjes në Kuvend nuk ka pasur ndonjë fërkim me protestuesit falë ndërhyrjes se Policisë. Sipas tij, as atë nuk e kishte prekur asnjë protestues. E tëra që i kishin bërë ishte pështyerja/Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit