0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dëmet e rritjes së thonjëve

Më të lexuarat

Dobia e thonjëve është që të mbrojnë majat e gishtërinjëve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjëra. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është shumë e dëmshme në disa aspekte.

Kur zgjaten thonjët krijohen hapsira poshtë tyre dhe këto janë vëndë shumë të përshtatshme për t’u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitet e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetem kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për bakterë të ndryshëm dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njëriu që rrit thonjët.

Thonjët e zgjatur vështirësojnë kryerjen e shumë punëve të cilat janë të përditshme në jeten e çdo individi, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake, femrat posaçerisht ballafaqohen me vështirësi të shumta gjatë kryerjes së punëve të përditshme shtëpiake.

Thonjët janë të dëmshëm edhe në raport me të tjerët, pasi duke qënë të gjatë u ngjasojnë kthetrave dhe mund të lëndojmë tjetrin gjatë levizjeve të shpejta dhe të pakontrolluara, madje mund të lëndohet edhe vetë personi nga një pakujdesshmëri, tregon femina.

Rritja e thonjëve shkakton dëme edhe te vetë thonjët, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së tyre ato mund të trashen, të ndryshojnë formen, dhe shumë dëme të tjera./24oreinfo/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit