-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dëmet e pirjes së duhanit

Më të lexuarat

Sot në botë mendohet se çdo vit 3.5 – 4 milionë njerëz vdesin prej sëmundjeve që shkakton pirja e duhanit. Çdo ditë mendohet se 10.000 njerëz vdesin prej duhanit.

Së shpejti pritet që duhani të zëjë vendin e parë e vdekshmërisë duke ia kaluar edhe vdekjeve nga aksidentet, vrasjet, SIDA apo tuberkulozi.

Në listën e sëmundjeve vendin e parë e zë kanceri i mushkërive.

 

Dëmet e pirjes së duhanit

Shkakton kancer të mushkërisë dhe provokon azmën.
Kanceri i buzëve, i fytit dhe gurmazit.
Shkakton kancer të mitrës dhe bëhet shkak për një menopauzë të hershme.
Është një nga shkaktarët e kancerit të fshikëzës së urinës.
Një nga shkaktarët e kancerit të pankreasit.

Era e keqe e gojës, sëmundjet e dhëmbëve dhe mishrave të tyre.
Dëmtimi i shijes së gjuhës dhe nuhatjes.
Shkakton shkatërrimin e qelizave të trurit, mungesë të kujtesës, vështirësi në mësim.
Dëmton sytë duke shkaktuar perde të syve.
Dëmton lëkurën duke e rrudhur atë.
Shkakton infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes.
Shpejton forcimin e damarëve duke shkaktuar tension të lartë.

Shkakton bllokim të damarëve të trurit dhe zemrës duke ndikuar keq mbi këto organe.
Pengon ereksionin tek meshkujt.
Shkakton gastrit, ulçer apo reflu në traktin tretës.
Vonon shërimin e plagëve të ndryshme.
Shkaktar i sëmundjes BURGER (bllokon damarët e këmbëve dhe nëse cigarja nuk lihet e çon të sëmurin deri në prerje të këmbës).
Shpejton osteoporozën.
Dëmton thonjtë.

Dëmet gjatë shtatzanisë

Cigarja është mjaft e dëmshme për shëndetin e embrionit. Ju lutem nëse pini lëreni dhe bëni një sakrificë për fëmijën tuaj. Ndoshta ky mund të jetë dhe një rast i mirë që dhe ju ta lini atë.

Lindja para kohe.
Çarja para kohe e cipës së amnionit.
Shkulja e placentës nga vendi.
Tensioni i lartë.
Vdekja e embrionit.
Zhvillim i prapambetur fizik i embrionit.
Probleme të mushkërisë pas lindjes.

Mos harroni se lëndët që përmban cigarja kalojnë edhe në qumështin e nënës.

Ju lutem mendoni edhe për fëmijët tuaj që rriten nën tymin e duhanit. Ata dëmtohen njëlloj sikurse edhe ju, edhe pse nuk e pijnë duhanin. Gjithashtu mundësia që dhe ata kur të rriten të bëhen pirës së këtij helmi është më e madhe.

Dr. Nurian Ohri/mjeku24/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit