Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka folur për shtatëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Ai është shprehur mjaft kritik për të arriturat e shtetit për këta shtatë vjet.
Demaçi ka thënë për ‘Epokën e re’ se për këta shtatë vjet shumë pak synime të popullit të Kosovës janë realizuar.
Për këtë ai ka fajësuar udhëheqësit e shtetit dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.
Demaçi i ka ftuar liderët shtetërorë të ndalen me lëshimet e tyre karshi Serbisë dhe të fokusohen në zhvillimin ekonomik të Kosovës.