Dihet tashmë se versioni Windows RT i tabletës Microsoft Surface do të dalë në 26 tetor, në të njëjtën ditë me daljen botërore të Windows 8, por çuditërisht nuk dihet shumë për një palë të tretë aparatesh të cilat punojnë me ARM-në e Windows.
Tableta Asus 600 konfirmohet të jetë e vetmja që punon me Windows RT për momentin. Aktualisht, Microsoft kërkon pak më shumë durim për ata që mezi po presin produktin, ndërsa shitësit e tjerë pritet të zbulojnë shumë shpejt ofertat e tyre të Windows RT.
Pasi konfirmoi PC-të Windows RT të bazuar në ARM nga Dell, Lenovo dhe Samsung në një postim në blogun e Building Windows 8, Microsoft deklaroi se detajet për këto tableta të ardhshme do të shfaqen në fund të tetorit, para lançimit të Windows 8.
Kjo përkon me thashethemet e kohëve të fundit sipas të cilave tregu i tabletës së Windows RT do të jetë i kufizuar për shitësit më të mëdhenj të PC-ve.
Zbulimi i kohëve të fundit të Surface mund të mos jetë pritur shumë mirë nga shitësit e PC-ve, të cilët, kuptohet, nuk janë tepër të kënaqur në aspektin e të paturit Microsoft-in për partner dhe konkurrues në të njëtën kohë.
Megjithatë, gjigandi i teknologjisë i bazuar në Redmond e përshkruan si një lidhje të fortë bashkëpunimin e tij inxhinierik me shitësit e PC-ve për pajisjet e Windows RT.
“Windows RT është një imazh i rëndësishëm jo vetëm për Windows, por edhe për PC-të Windows dhe për mënyrën se si ne bashkëpunojmë për t’i ndërtuar ato,” shkroi të hënën në blog Mike Anguilo, Zv.President i skuadrës Ecosystem dhe Planning në Microsoft.
“Bashkëpunimi i thellë inxhinierik nga Silikoni me prodhuesit e pjesëve të tjera harduerike e deri tek partnerët tanë të PC-ve dhe të skuadrës inxhinierike të Windows kanë sjellë në treg një set të ri bindës dhe emocionues të Windows PC që premton shpejtësi dhe fleksibilitet, e lidhur kjo me lehtësinë dhe hollësinë si dhe një bateri me jetëgjatësi të lartë.
Po presim me padurim njoftimet nga Dell, Lenovo dhe Samsung.”.kohaislame