Delegacion i lartë ushtarak amerikan i kryesuar nga Xhozef Wotel, njëri nga komandantët e ushtrisë amerikane dhe komandant i operacioneve speciale të shtabit të përgjithshëm të Amerikës, dhe Methiu Wollsen, shef i departamentit për luftë kundër terrorizmit në Pentagon pas vizitës së zhvilluar në Egjipt ku analizuan situatën më të fundit në këtë vend u nisën drejt Turqisë për të diskutuar me funksionarët turq zhvillimet në rajon.
Ky delegacion amerikan vizitoi Egjiptin njëkohësisht me dy vjetorin e fitores së revolucionit egjiptian ku në takim diskutuan për vazhdimin e ndihmave për ruajtjen e sigurisë në rajonet Sinai dhe kanalin e Suezit.