0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Delegacioni i Kosovës në Bruksel, për implementimin e marrëveshjes

Më të lexuarat

Delegacioni i Republikës së Kosovës, ka udhëtuar në Bruksel për takimin e radhës për planin e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria njoftoi se delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, duke përfshirë çështjet e implementimit dhe definimet për afatet kohore, akterët e implementimit dhe çështjet konkrete.

“Ne theksojmë nevojën që marrëveshja të implementohet sa më shpejtë, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i”, theksoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, para nisjes.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në të cilin marrin pjesë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit