1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Del në shitje makina që fluturon

Më të lexuarat

Makinat që fluturojnë tani më janë realitet, pasi kompania “Voburn” nga Massachusetts njoftoi se prototipi i tyre i një makine të tillë është gati për treg dhe se ka pasur porosi dhe pagesa paraprake për prototipin. 

Makina fluturimin e parë e ka përfunduar me sukses dhe bëhet e ditur se nga viti i ardhshëm do të mund të dalë në shitje. 

Makina është quajtur “Transition” dhe ka dy ndenjëse, katër rrota dhe krahë të cilat mbildhen që të mund të ecet edhe nëpër rrugë. 

“Transition” do të ekspozohet në sallonin e makinave më të madh në botë ai i Detroid, ku do të ketë mundësinë të garojë me ajkën e shtëpive automibilistike. 

Pritet që çmimi i aero-automobilit të jetë rreth 279.000 dollarë, dhe ky detaj me siguri nuk do ta ndihmojë në garën e vështirë më makinat e ekspozuara në Detroid, ku me të njëjtin cmim mund të blesh tre super makina. 

Muajin e kaluar makina për tetë minuta ka fluturuar në lartësinë prej 426 metra. Aeroplanët komercialë zakonisht fluturojnë në lartësinë prej 10.668 metra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit