1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deklaratë e grupit themelues të Bashkësisë Islame vendore të Luginës së Preshevës

Më të lexuarat

Sqarim për opinion;

Grupi Punues për themelimin e Bashkësisë Islame vendore të Luginës së Preshevës legjitimitetin e plot e ka fituar më 25 dhjetore të vitit 2012, i votuar nga shumica dërmuese e hoxhallarëve të Luginës së Preshevës, në prani të Myftiut të Republikës së Kosovës z. Naim ef. Tërnavës dhe Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc duke u mbështetur në konkluzionet e mbledhjes së mbajtur më 24. 07. 2013, ka dalë me reagimin “Mësimi fetarë mos të bojkotohet, konkursit mos t’i përgjigjen”, të postuar në portalin titulli.com më datë 01. 07. 2013, duke shprehur indinjatën ndaj emërimit të Reisit të Bashkësisë Islame të Serbisë z. Adem ef. Zilkiqit, për Koordinator të mësim besimit fetarë për Luginën e Preshevës, z. Nexhmedin ef. Saqipin.

Për shkak të disa të konstatimeve të një anshme që janë paraqitur në këtë reagim jemi të detyruar të njoftojmë opinionin si më poshtë:

Në mbledhjen e mbajtur me hoxhallarët e Luginës së Preshevës më 25, dhjetorë, 2012, unanimisht është vendosur që të shuhen të gjitha institucionet dhe të themelohet institucioni i Bashkësisë Islame i Luginës së Preshevës. Vendimin për shuarjen e veprimit të saj, Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë e ka kushtëzuar me qëllim të themelimit të një institucioni të vetëm që organizon jetën fetare në Luginën e Preshevës, dhe për këtë ka kërkuar garantë të jetë autoriteti i Myftiut të Republikës së Kosovës z. Naim ef. Tërnava, siç edhe shkruan në vendim. Të parët që nuk e kanë respektuar këtë vendim kanë qenë përfaqësuesit e ashtuquajtur të Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë dhe Bujanoc. Në të vërtet këta Këshilla nga 2007 – ta, janë Mexhlisa të Bashkësisë Islame të Serbisë nën patronatin e Myftiut z. Muamer ef. Zukorliqit. Shqetësimet që i paraqet Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc alias Mexhlisi i Bashkësisë Islame në Bujanoc, për fatin e BIPBM – së, duhet t’ia adresoj veprimeve të veta, që janë në kundërshtim të plot më vendimet e 25, dhjetorit, 2012, për shkëputjen e menjëhershme të lidhjeve me Sanxhakun, gjë që në të vërtetë nuk ka ndodhur.

Ne jemi përpjekur që t’i ndalim akuzat denigruese ndaj personalitetit të secilit hoxhë në Luginë të Preshevës, sepse kjo nuk përkon me asnjë etikë njerëzore e më së paku me etikën islame dhe autoritetin e hoxhës. Nuk mundë të akuzohet veprimi i një hoxhe për ftesën e “ndihmës nga Serbia”, sikur është përmendur në këtë reagim, përderisa kërkesa për mësimdhënien e lëndës fetare nga Këshilli – Mexhlisi i Bashkësisë Islame në Bujanoc, adresohet në emër të Bashkësisë Islame në Serbi, me mexhliset e saja në Luginë, sikur ky i Bujanocit, në institucionet e Serbisë.

I bëjë ftesë të gjithë palëve që të përmbahen nga reagimet e nxituara, secili t’i respektoj përgjegjësit e pranuara në kuadër të Grupit Punues, duke ftuar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, që të jetësoj iniciativën për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës.

Preshevë, Koordinatori i Grupit punues për themelimin e BILP – së

01. 07. 2013. Mr. Nexhmedin ef. Ademi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit