7.4 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Deklaratë e fortë e deputetes: Në gjimnaze gjen më shpejt hashashin sesa shkumësin

Më të lexuarat

Kejdi Mehmetaj është shprehur se shitja e drogës në gjimnaze është një fenomen shqetësues.
E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ në Ora News tha se në gjimanzet e Tiranës dhe jo vetëm, gjen më shpesh cigaren e hashashit sesa shkumës.

Kejdi Mehmetaj: “Në një gjimnaz të Tiranës apo dhe në ato të rretheve ti mund të gjesh cigaren e hashashit më shpejt sesa mund të gjesh një shkumës.

Kjo tregon që ka arritur në një pikë që duhet ndërhyrje e menjëhershme ose i gjithë brezi jonë do të marrë për keq.

Duhet të jetë policia, prokuroria, ministria e arsimit, psikologët, duhet të jenë prindërit, duhet të ketë një reagim të menjëhershëm mbi këtë fenomen.”

Deputetja e LSI tha se situata aktuale kriminale në Shqipëri është e paprecedentë.

Kejdi Mehmetaj: “Flasim për një shtet të kapur, me një kryeministër që nuk është mbi palët por është pjesë e gjithë këtij sistemi të ngritur me krimin e organizuar. Kryeministri i ka të gjitha mjetet në dispozicion që të mos lërë situatën ti rrëshkasë nga dora, se i bie të flasim për një njeri të paaftë që nuk e meriton të jetë specialist në një zyrë shteti dhe jo më të jetë kryeministër.

Kjo që po ndodh tani është e paprecedentë. Flasim për një situatë ku krimi ka kapur vendin. Çfarë po ndodh në Shkodër me familjet kriminale dhe që nuk jam vetëm një problem i Shqipërisë, sepse po të ishin problem i Shqipërisë nuk do kujtohej njeri, por janë kthyer në një problem për vendet tona partenere, që vënë limite dhe thonë se duhet të ndalohet ose ka sanksione të mëdhaja.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit