0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Deklarata e Rexhepit trondit kryeprokurorin dhe familjen e Selver Hardinajt

Më të lexuarat

Derisa vrasja e Selver Haradinajt, qytetar nga pjesa veriore e Kosovës, po hetohet nga organet e drejtësisë, familja e të ndjerit është tronditur nga deklarimet e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi. Ky i fundit kishte thënë për emisionin “Interaktiv” dhe së fundi për emisionin “Rubikon” të KTV-së, se vrasja e Haradinajt nuk ka qenë me motive etnike.
Në natën e 8 prillit, Sever Haradinaj po qëndronte në banesën e tij, kur shpërthimi i një mjeti eksploziv ia shkaktoi vdekjen. E, ndonëse kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga vrasja e tij, autorët e krimit ende nuk janë gjetur” , ishte deklarata e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, që ka tmerruar familjen e Selver Haradinajt.

E veja e të ndjerit, Fikrije Haradinaj, thotë të jetë trishtuar kur ka dëgjuar në media se vrasja e burrit të saj nuk është bërë me motive etnike, raporton KTV.

Duke rrëfyer natën e sulmit, Fikrija tregon të ketë kërkuar personalisht shpjegime nga ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Ajo thekson se ministri është arsyetuar me faktin se deklaratat e tij janë keqkuptuar dhe është duke bërë të pamundurën për t’i zbuluar vrasësit.

Megjithatë, Fikrija kërkon mospolitizim të fatkeqësisë së saj dhe rrëfen se po kalon një kohë shumë të vështirë.

Ajo kërkon thjesht gjetjen e autorëve të krimit dhe shqiptimin e dënimit të merituar për ata që shkatërruan jetën e saj.

Prej kohësh gruaja dhe dy fëmijët e Selverit janë duke jetuar në Vushtrri. Përkundër premtimeve, banesa e tyre në pjesën veriore nuk u rindërtua asnjëherë. Banesa ka mbetur në këtë gjendje dhe krejtësisht e pabanueshme.

Por, me deklarimet e ministrit Rexhepi, i habitur është shprehur edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, Shyqyri Syla.

Ditë më parë ai tha se nuk kanë përfunduar hetimet ende dhe se as vetë si person që ka qasje në hetime nuk e di se ku i ka bazuar ministri Rexhepi informacionet e tilla. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit