-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Definicioni i një Zoti

Më të lexuarat

Një Ilaah (i adhuruar, Zot) është diçka që adhurohet dhe dëgjohet, një perëndi të cilës i kthehemi, që është e denjë për adhurimin që ia bëjmë. Një Zot është perëndia që meriton të cilësohet me përsosuri, gjë që ngjallë dashuri dhe përulje tek ai që e adhuron Atë. Pra, një perëndi është diçka që duhet e adhurohet, diçka të cilës i kthehen zemrat me dashuri, diçka që i qetëson zemrat dhe i mbush me
përulje ndaj Tij. Ti i kthehesh kësaj perëndie në kohë të vështira dhe e lut atë për atë që
të preokupon.
Një perëndi është objekti i mbështetjes sate dhe prej Tij kërkon ndihmë. Një perëndi është diçka të cilës i kthehesh vazhdimisht për ndihmë dhe gjen prehje, kur ta kujtosh Atë. Ti jeton duke e dashur Atë. Asgjë s’mund të përfshijë tërë këto, përveç Allahut të vetëm. Prandaj, ne nënshtrohemi dhe dëshmojmë me shprehjen “S’ka të denjë për t’u
adhuruar, përveç Allahut” (la ilahe il’la Allah), që është thënia më e vërtetë. Ata që besojnë në këtë thënie dhe e mbajnë, janë grupi i Allahut që mohojnë dhe refuzojnë çfarëdo që bie ndesh me thënien në të cilën besojnë zellshëm.
Nëse ti vërtet e mban këtë thënie në veten tënde, atëherë të gjitha çështjet tua do të bëhen të lehta dhe ti përnjëmend do të shijosh ëmbëlsinë e domethënies së saj. Nëse ti nuk e realizon domethënien e saj dhe nuk e mban atë në jetën tënde, atëherë ti je një rob i privuar, që e ka për detyrë ta mësojë dhe të jetojë sipas saj./Ibn Tejmije, Fet’h el-Mexhîd Sherh Kitaab et-Tewhîd, f.25

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit