1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Definicione të shkurtra të disa formave qeverisëse

Më të lexuarat

Definicione të shkurtra të disa formave qeverisëse

Laura D Lewis, autor, ndërmarrës & ekspert punësimi

Krahu i Majtë ————— të Moderuarit —————— Krahu i Djathtë

Shumica e njerëzve mendojnë që politika amerikane gjendet në mes, ndaj të Moderuarve, dhe se Krahu i Majtë është socializëm/komunizëm ndërsa Krahu i Djathtë është fashizëm[1] dhe diktaturë.

Mirëpo, kjo s’është në rregull teknikisht. Krahu i Majtë është i tëri qeverisje (100 % pushtet), ndërsa Krahu i Djathtë është pa qeverisje (0  % pushtet). Mungesa e qeverisjes do të thotë anarki, kurse e qeverisja e plotë është komunizëm, oligarki, plutokraci[2], dhe fashizëm. Ata që deklaruan se nazizmi[3] dhe fashizmi i përkasin ekstremit të Djathtë, asnjëherë nuk e sqaruan këtë; këto dyja janë 100% qeverisje, kështu që i përkasin ekstremit të Majtë.

Mesi i spektrit do të ishte një qeverisje e kufizuar, e cila do të duhej të mbronte të drejtat e njerëzve.

Po ç’është puna e demokracisë? Ajo duhet të jetë diku në mes, apo jo?

Në fakt, nuk është.

Sot, shumica mendojnë se Amerika është një demokraci, por as nuk është e as që është menduar të jetë. Amerika është dashur të jetë një republikë, jo demokraci. Më poshtë kemi 5 format kryesore të qeverisjes dhe një formë më pak të njohur të sistemit politik – Meritokracinë:

1.      Monarki dhe diktaturë, ku sundon një

2.      Oligarki, ku sundojnë disa

3.      Anarki, ku nuk sundon askush

4.      Demokraci, ku sundon shumica

5.      Republikë, ku sundon ligji

6.      Meritokraci

Këto sisteme mund të zbërthehen edhe më tej:

Monarkia dhe diktatura

Ky sistem, me sa duket, udhëhiqet nga një monark apo dhe një diktator, por monarkia nuk ekziston me definicionin e vet të vërtetë, që është ‘Sundimi nga një”. Në monarki dhe diktaturë shoqëria sundohet nga një grup njerëzish, të cilët vendosin një person në ballë për të qenë sunduesi. Në të vërtetë, ky person sundon së bashku me grupin mbrapa tij. Një mbret ka këshillin e tij të fisnikëve, ndërsa një diktator ka burokratët apo komisarët e tij. Pra, monarkia dhe diktatura, ashtu siç definohen, nuk ekzistojnë përnjëmend.

Oligarkia

Oligarki është sundim nga një grup. Kjo është forma më e zakonshme e qeverisë në histori, madje dhe në ditët e sotme. Shumica e qeverive në botë sundohen nga disa persona të fuqishëm, një elitë e pushtetshme.

Anarkia

Në anën tjetër të spektrit, gjejmë anarkinë, që do të thotë “pa qeveri”. Njerëzit që mbështesin anarkinë, kanë shikuar në histori dhe kanë gjetur që shumica e krimeve janë kryer nga Qeveria, prandaj Qeveria duhet të jetë e keqe, ndërsa “pa Qeveri” mund të jetë ide e mirë. Por, kjo nuk funksionon në praktikë, siç thanë edhe grekët e lashtë:  “Pa ligj s’mund të ketë liri”.

Në një gjendje anarkie, ndërkaq, secili duhet të mbrojë shtëpinë, veturat dhe pasurinë me jetën e vet gjatë gjithë kohës, sepse s’ka rregulla dhe s’ka ligje, përveç “ligjit të xhunglës”. Çdokush duhet të jetë i armatosur për të mbrojtur vetveten dhe familjen e vet, jo nga qeveria (sepse ajo nuk ekziston), po nga fqinji dhe njerëzit në rrugë. Anarkia kalon në kaos, kriminalitet, vrasje e shkatërrim të botës së civilizuar, nëse vazhdohet me të.

Njëfarëlloj zbatimi të ligjit duhet të ketë, me qëllim që të parandalohet anarkia. Anarkia s’është liri, po tamam terror. Në botën e civilizuar, njerëzit gjithmonë kanë angazhuar ndonjë lloj roje apo force policore për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Kur kjo të bëhet, njerëzit ndihen më rehat t’i lënë pronat e tyre, dhe t’i gjejnë prapë (shumicën e herëve), kur të kthehen. Nëse dikush ta uzurpon pronën ndërsa t’i mungon, këtu intervenon ligji dhe uzurpuesi detyrohet të largohet, përndryshe do të vuajë pasojat e ligjit.

Sasia e duhur e qeverisë e bën më të lirë secilin.

Disa njerëz duan anarki jo për arsyen që të mos ketë qeveri, por thjesht ngaqë nuk u pëlqen çfarë kanë për momentin. Këta e shfrytëzojnë anarkinë si një mjet për ndryshim revolucionar. Anarkia është njëfarë vakumi mes dy pushteteve politike. Ata duan ta përmbysin qeverinë ekzistuese me trazira, vrasje, grabitje e terrorizëm, duke krijuar konfuzion dhe tmerr. Fatkeqësisht, njerëzit që përjetojnë një kaos të tillë, shpesh duhet të shkojnë tek ata për të cilët mendojnë se mund t’i japin fund kaosit, dhe njerëzit më të mirë për t’i dhënë fund kaosit shpesh janë njerëzit e njëjtë që e nisin atë.

Anarkistët që krijuan problemin, tash krijojnë një qeveri të udhëhequr prej tyre, dhe kështu kemi një oligarki të re me pushtet të plotë. Kjo ndodhi në Rusi, kur Lenini mori pushtetin e plotë. Ndodhi edhe në Gjermani, kur Hitleri mori pushtetin. Po ashtu, ndodhi edhe në Kubë, kur Fidel Kastro erdhi në pushtet. Kjo ka ndodhur në histori vazhdimisht.

Sot këtë e quajmë “Problem – Reagim – Zgjidhje”. Dikush e bën kaosin (anarkinë), masat e njerëzve reagojnë dhe duan që të bëhet diçka rreth kësaj, pastaj të njëjtit njerëz që bënë kaosin dalin dhe ofrojnë zgjidhjen – ata marrin pushtetin.

Anarkia është një lloj i paqëndrueshëm i qeverisjes, thjesht një tranzicion mes dy pushteteve politike, kështu që ajo nuk ekziston si një sistem politik që mund të mbahet.

Demokracia

Fjala demokraci do të thotë që pushteti i takon popullit – populli sundon, shumica sundon. Kjo tingëllon mirë, po imagjino sikur shumica të jetë manipuluar të mendojë se është në rregull të të merret shtëpia, fëmijët, pronat që ke, madje dhe liria! Duhet të ketë një kufi. Nëse në një demokraci më shumë se 50 % binden për të besuar diçka, ata do të sundojnë.

Republika

Republika vjen nga dy fjalë latine: Res, që do të thotë Gjë, dhe Publica, që do të thotë Publiku = Ligji

Një republikë e vërtetë bëhet atëherë kur qeveria të kufizohet me anë të ligjit, duke i lënë njerëzit rehat.

Themeluesit e Amerikës patën shumë mundësi. Ata mundën të vendosnin një oligarki, për shembull. Në fakt, disa deshën ta bënin mbret Xhorxh Washingtonin, po ai kuptoi që, nëse kjo do të ndodhte, zullumi që njerëzit pësuan nën mbretërinë e Mbretit Xhorxh të Anglisë vetëm do të transferohej në Botën e Re (Amerikë). Kështu, Themeluesit vendosën ta na jepnin një sundim të ligjit në një republikë në vend të sundimit të shumicës në një demokraci.

Pse? Një shembull i dallimit mes demokracisë dhe republikës do të ishte Perëndimi i Egër (koha e kaubojve). Ta zëmë që kemi një turmë linçuese në demokraci, të cilët ndjekin një vrasës. Kur ta zënë atë, ata vendosin me ngritje të dorës (votim) nëse vrasësi duhet të varet, apo jo. Shumica e ngritin dorën dhe ata e varin personin në pemën më të afërt. Dhe kështu bëhet drejtësia!

Pastaj kemi të njëjtën turmë linçuese në një republikë. Turma kap vrasësin dhe votojnë për ta varur. Para se të kenë shans ta bëjnë këtë, shfaqet Sherifi (polici) dhe thotë: “S’mund ta varni atë. Ai ka të drejtë për një gjykim të paanshëm!” Kështu, ata e çojnë vrasësin në qytet dhe i parashtrojnë faktet në një gjykatë. Juria janë njerëz të zgjedhur; ata dëgjojnë provat dhe mbrojtjen, dhe, nëse vërtetohet fajësia, vrasësi mund të varet.

Jo çdo juri vendos sipas shumicës. Çdo person në juri duhet të pajtohet, përndryshe person i akuzuar lirohet. Kjo është esenca e një republike.

Shumë njerëz mund të befasohen, kur të vërejnë se fjala “demokraci” nuk shfaqet në Deklaratën e Pavarësisë apo Kushtetutën e Amerikës. Në fakt, Themeluesit bënë gjithçka që mundën për të mos pasur demokraci, sepse i njihnin rreziqet e këtij sistemi politik. Themeluesit e dinin çfarë kishte ndodhur në të kaluarën, duke qenë Greqia e lashtë një shembull i përsosur për këtë. Demokracia greke pa vonuar krijoi teprinë më të egër të qeverive që mund të imagjinohet. Ata përfunduan në një sundim të turmës, në anarki, pastaj në tirani nën një oligarki.

Roma, në anën tjetër, krijoi një republikë me një qeveri të kufizuar, e cila kufizohej nga ligji dhe i linte rehat njerëzit. Populli kuptuan që mund të prodhojnë dhe t’i mbajnë frytet e punës së tyre. Kur populli romak e lëshuan gardën, politikanët e etur për pushtet ngadalë, por sigurt nisën të tejkalonin kompetencat që ua kishte dhënë kushtetuta romake. Populli sa vinin e humbnin më shumë liri ndaj qeverisë, derisa më nuk mund të plotësonin nevojat e tyre. Pasojë e kësaj ishin protestat, rebelimet dhe anarkia, dhe shumë këmbyen lirinë për siguri (ju duket e njohur kjo?). I tërë sistemi përfundimisht u shemb. Roma kaloi nga një republikë në demokraci dhe përfundoi me një oligarki nën Cezarët.

Demokracia s’është formë stabile e qeverisjes, por një tranzicion gradual nga një qeverisje e kufizuar në një republikë në një sundim të pakufizuar nën një oligarki.

Meritokracia

Meritokraci është një strukturë, ku mbështetet talenti dhe synimet e personit.

Mendoj që është ide e mirë të vërehen talentet dhe synimet e personit herët në jetë. Nganjëherë mund të shohësh një indikator në fëmijët e vegjël; mund të vëresh cilat janë interesimet e tyre. Këto talente dhe interesime duhet të mbështeten nga tërë shoqëria, përfshirë dhe sistemin e shkollimit, në mënyrë që t’i ndihmohet individit të arrijë atë në çka është më i miri.

Kjo mendohet të jetë një shoqëri humanitare, ku secili ka vendin e vet sipas zgjedhjes që ai/ajo bën e jo ngaqë detyrohet. Natyrisht që gjithmonë do të ketë njerëz që sëmurën apo s’do të mund të prodhojnë sa të tjerët për një numër arsyesh; këta duhet mbështetur në një mënyrë që të mund të kthehen në atë çfarë ishin duke bërë apo duan të bëjnë, nëse jepet mundësia për këtë.

Kokluzion

Nuk ke nevojë të jesh gjeni të shohësh ku jemi sot. Republika (bëhet fjalë për Amerikë) është pothuajse e vdekur dhe ne po sundohemi nga një pakicë, kurse qeveria sa vjen e bëhet më e pushtetshme. Ne, populli, ka kohë që kemi lëshuar gardën dhe tashmë është fare lehtë të sundohemi nga një diktaturë e plotë. Dhe kjo nuk përfundon vetëm me Amerikën, por po ndodh gjithkund në botë njëkohësisht dhe për të njëjtën arsye: të përfundohet Rend i Vjetër Botëror dhe të formohet një Qeveri Botërore nën një diktator botëror. Kjo prapë do të klasifikohej në oligarki, por tash me një qeveri globale. Këtë ne, sigurisht, nuk e duam./mburoja



[1] Sistem qeverisjeje nëpërmjet centralizimit të autoritetit nën një diktator, kontroll rigoroz socio-ekonomik, shtypje të opozitës me anë të terrorit dhe censurës, dhe një politikë tipike e një nacionalizmi e racizmi agresiv.

[2] Qeverisje nga më të pasurit.

[3] Ideologjia dhe praktikimi i Nazistëve, sidomos politika e nacionalizmit racist, ekspansionit nacional, dhe kontrollimit të ekonomisë nga shteti. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit