2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Debati për rrethprerjen ndan Gjermaninë

Më të lexuarat

Vendimi i Këlnit për të dënuar rrethprerjet fetare po e ndan Gjermaninë. Qeveria kërkon një zgjidhje ligjore. Ajo do të mbështetet te rekomandimet e këshillit për etikën.

Toni është i ashpër, diskutimi tejet emocional, rezultati krejt i papërcaktuar. Ky është përfundimi që nxirret para takimit publik të këshillit për etikën më 23 gusht.

Me porosi të qeverisë gjermane dhe të parlamentit 26 anëtarët e instancës së pavarur, të përbërë nga ekspertë, kanë për të identifikuar sfondin fetar, etik, shoqëror, mjekësor dhe politik të rrethprerjeve.

Zgjidhja sa më shpejt të jetë e mundur

Mosmarrëveshje nuk ka vetëm në lidhje me pyetjen nëse u duhet prerë lafsha e organit mashkullor djemve për arsye fetare. Diskutime të ndezura ka edhe rreth çështjes deri kur duhet gjetur një zgjidhje ligjore.

“Sa më shpejt të jetë e mundur”, ka bërë me dije kancelareja Angele Merkel (CDU) dhe ka mbështetjen e fraksioneve kristiandemokrat-kristiansocial, liberal dhe socialdemokrat. Në këtë mënyrë ajo plotëson dëshirën e myslimanëve dhe të hebrenjve, të cilët kërkojnë një zgjidhje të shpejtë.

Të Gjelbrit nga ana tjetër kërkojnë më shumë kohë për të vënë në kandar të mirat dhe të këqijat. Edhe Christiane Woopen, mjeke dhe kryetare e Këshillit Gjerman për Etikën e konsideron shpejtimin të gabuar dhe me deklaratën e saj në revistën informative “Focus” kundërshtoi Merkelin.

Ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger (FDP) beson madje se në fund nuk duhet të gjykojë politika, po gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese, nëse në këtë çështje delikate i duhet dhënë përparësi shtetit apo lirisë së besimit.
Jo vetëm çështje besimi.

Për përfaqësues fetarë të hebraizmit dhe të myslimanizmit ndalimi i të bërit të fëmijëve meshkuj synet përbën një fyerje të rëndë. Kryetari i Të Gjelbërve Cem Özdemir ka rezerva edhe kundër kufizimit të moshës për rrethprerjet me motiv fetar.

“Për hebrenjtë, të cilët e bëjnë prerjen e lafshës pak pas lindjes, kufizimi i moshës do të ishte katastrofal”, tha Özdemir për gazetën “Welt am Sonntag”.

Mirëpo nuk bëhet fjalë vetëm për traditat fetare, për ndërhyrje mjekësore sterile, po edhe për të drejtat e njeriut. Gjykatësit në Gjykatën e Landit në Këln e patën vlerësuar rrethprerjen fetare te djemtë si lëndim trupor.

E mira e fëmijës duhet marrë parasysh me përparësi, argumentuan shumë mjekë dhe juristë. Të drejtuar nga profesori i mjekësisë Matthias Franz ata janë ankuar në një letër të hapur drejtuar qeverisë gjermane për “një qëndrim mohues të pazakontë dhe refuzim empatie kundrejt djemve të vegjël, të cilëve nëpërmjet prerjes së lafshës së gjenitaleve u shkaktohet vuajtje e konsiderueshme.”

Politikani të Gjelbërve, Cem Özdemir me origjinë turke.

Gjendje ligjore e turbullt

Sidoqoftë shumë mjekë refuzojnë ndërkohë që të kryejnë ndërhyrjen, sepse në këtë mënyrë rëndohen me faj. Mirëpo, edhe vetë prokuroritë në landet e veçanta nuk janë të një mendjeje për atë se si do të veprojnë në rastin e një kallëzimi.

Në rastin e rrethprerjes te djemtë (në ditën e tetë pas lindjes) hebrenjtë vënë në dukje se është fjala për një ritual të stërlashtë të fesë së tyre dhe se me ndalimin e tij është e pamundur jeta hebraike në Gjermani.

Ndërkaq myslimanët paralajmërojnë prej një turizmi jashtë vendit për t’u bërë synet ose prej rrethprerjeve të paligjshme në qilarë të errët, të cilat kryhen prej sharlatanëve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit