Në një sallë të tejmbushur të akuzuarit e protestës së Rrugës së Kombit janë shprehur se nuk kanë shkelur ligjin. Në dëshmitë e dhëna u shprehën se janë provokuar gjatë tubimit. Madje në sallë kanë akuzuar se janë arrestuar në mënyrë të dhunshme dhe në mes të natës
I pandehuri: Ne nuk kemi vendosur barriera atje, barrierën e vuri shteti duke na vënë taksa dhe tatime, aty ku nuk mundeshim më ti përballojmë. Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar me taksa, tatime. Nuk na kanë marrë si qytetarë. Unë nuk kam pasur kurrë në jetën time një proces kriminal, kam rritur katër fëmijë. Ne na kanë marrë si kriminela.
Një tjetër dëshmi është postuar dhe nga Partia Demokratike, ku avokati i Florin Onuzit, me 3 fëmijë të vegjël, pa asnjë të ardhur, shprehet se gjatë ndalimit është ushtruar terror dhe janë frikësuar fëmijët.
Avokati: Ka dalë se nuk ka thesin e miellit gjyqtare.Tre vetë përfaqësoj unë, për të tre klientët që përfaqësoj unë kam dal vullnetar pa asnjë lloj interesi dhe pas asnjë lloj leku.
I pandehuri: Kam punuar çdo ditë me ngrënë, nuk kam punuar me vu lekë. Puno dhe ha.
Po ashtu të ndaluarit janë shprehur se kanë dalë në protestë kundër vendosjes së tarifës së kalimit që për ta rëndon edhe më shumë situatën e tyre financiare.
Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje.