“U hap një faqe e re në marrëdhëniet tona”, deklaroi Davutollu pas takimit me homologun e tij irakian.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu shkoi në Bagdad për një seri takimesh për ti dhënë një frymë të re marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ashtu siç u shpreh edhe Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshjar Zebari “u hap një faqe e re në marrëdhëniet tona”, deklaroi Davutollu.
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Bagdadit, u ftohën si pasojë e këndvështrimeve të kundërta mbi zhvillimet e fundit në rajon por, pas një përafrimi progresiv gjatë javëve të fundit, që sipas Ankarasë i detyrohet vizitës dyditore të Davutollus pas asaj të homologut të tij irakian, Hoshjar Zebari në tetor në Ankara, marrëdhëniet mund të rinisin nën një frymë të re pavarësisht diskutimeve mbi aktet e dhunës në Siri.
Davutollu u prit nga Zv. Presidenti Hudayr Huzai dhe Zv.Kryeministri Salih Mutlak. Në takime Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoşyar Zebardhe autoritetet e tjera irakiane dhanë mesazhin “u hap një faqe e re në marrëdhëniet tona”.
Në Konferencën e përbashkët për shtyp me homologun irakian, Ministri Davutollu në lidhje me pretendimet për grupet ekstremiste në Siri tha:” Në kampet në Turqi apo nga Turqia nuk ka shkuar as edhe një ndihmë për grupet ekstremiste. Turqia nuk tregon tolerancë për aktivitete dhune as brenda territorit të saj dhe as përreth saj. Ne kemi hapur portat për ata që janë arratisur nga mizoria, për gratë dhe fëmijët. Çfarëdo lloj grupi ekstremist në veri të Sirisë është kërcënim si për Turqinë ashtu edhe për Irakun” tha Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu.
Ministri Davutollu pas kontakteve me Zv/Presidentin, Huzai, Kryeministrin irakian Nuri el-Maliki dhe homologun e tij Hoshjar Zebari, sot kaloi në Nexhef.
Këtu Davutollu pati një takim me liderin e shiive të Irakut, Ajetullah Sistani.
Pas gati një orë takimi që bëri me Sistanin, Ministri Davutollu u prononcua për shtyp.
Duke e bërë të ditur se me liderin shii kanë biseduar në lidhje me kujdesin që duhet të tregojnë të gjithë dijetarët fetar përball konflikteve mes myslimanëve Davutollu tha: “Muaji i Muharremit na fton në unitet, parimet e Imam Husejnit janë parimet e të gjithëve. Ai ishte prijësi i mëshirës së njerëzimit. Allahu të mos lejoj të jetohen edhe njëherë dhimbjet e Qerbelasë”.
Më pas Davutollu vizitoi tyrben e Hz. Aliut, ndërkaq pati një takim edhe me liderin shii Mukteda es-Sadr.
Gjatë këtij takimi Davutollu i bëri një vlerësim vizitës dyditore në Irak.
Davutollu tha se “Në takim është biseduar në lidhje me krizën që mbretëron në rajon me në krye atë të Sirisë dhe se çfarë mund të bëhet bashkërisht në parandalimin e shëndrimit të kësaj krize në përleshje sektare me përmasa më të gjera”, ndërsa shtoi se “Shqetësimet e Turqisë në lidhje me përleshjet sektare bazohen në të kaluarën ku Turqia mundohej ta parandaloj ndërsa ka rrethe të shumta të cilat mundohet ti nxisin këto përleshje”./trt