1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

DAVUTOLLU PËR SIRINË: “NUK I KEMI FAJ ASKUJT, PALË BISEDUESE NJOHIM OPOZITËN E SIRISË”

Më të lexuarat

“Tani nuk i kemi faj askujt. Palë biseduese për Turqinë në Siri është vetëm populli sirian dhe përfaqësuesi i tij, opozita siriane”, – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, në konferencën e Ligës Arabe për Sirinë që u mbajt dje në Kajro të Egjiptit..

Masakrat e regjimit të Esedit në Siri vazhdojnë të ruajnë vendin e parë në agjendën e shoqërisë ndërkombëtare.

Konferenca e Opozitarëve të Sirisë u mblodh në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Përfaqësuesi i Turqisë në këtë konferencë, Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, tha: “Tani nuk i kemi faj askujt. Palë biseduese për Turqinë në Siri është vetëm populli sirian dhe përfaqësuesi i tij, opozita siriane”.

Liga Arabe u mblodh me rend dite Sirinë.

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutollu, në fjalën që mbajti në këtë konferencë nënvizoi se Turqia në lidhje me Sirinë ka demonstruar një qëndrim të vendosur që në fillim të krizës.

Opozitarëve sirianë Davutollu iu drejtua me këto fjalë: “Ju nuk jeni vetëm një pjesë e grupeve që përfshin opozita e Sirisë. Ju përfaqësoni strukturën që do të ndërtojë të ardhmen e Sirisë. Bashkohuni, bashkoni fuqitë dhe lërini mënjanë problemet personale”.

Forcat e varura nga Esedi vazhdojnë sulmet kundër popullit civil në Siri.

Mësohet se në sulmet e ushtrisë siriane në qytete të ndryshme dhe të mbështetura edhe nga ajri kanë vdekur shumë persona.

Komisarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, në informimin që i bëri Këshillit të Sigurimit bëri apel për dërgimin e Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Pillay tha se si forcat e regjimit të Esedit, ashtu edhe forcat e opozitarëve kanë kryer krime serioze njerëzore kundër civilëve, duke theksuar se ekzistojnë prova serioze që vërtetojnë se në veçanti forcat e varura nga regjimi kanë kryer krime kundër njerëzimit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit