0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Davutoğlu-Zaev: Maqedonia është faktor kryesor për stabilitetin në Ballkan

Më të lexuarat

“Maqedonia është një histori suksesi, pasi progresi është i dukshëm, shteti është një faktor kyç për stabilitetin në Ballkan dhe vazhdoni të punoni me angazhimin energjik për reformat, e ardhmja juaj është në NATO”

 

SHKUP (AA) – Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë dhe deputet aktual i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ahmet Davutoğlu, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni takoi kryeministrin Zoran Zaev, ku mes tjerash u diskutua edhe për rritjen e interesit të biznesmenëve turq për investime në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kabineti i kryeministrit të Maqedonisë theksojnë se Zaev ka deklaruar se miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë do të vazhdojë të zhvillohet nëpërmjet një fryme demokratike në ekonomi dhe në të gjitha fushat e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.

“Maqedonia është një histori suksesi, pasi progresi është i dukshëm, shteti është një faktor kyç për stabilitetin në Ballkan dhe vazhdoni të punoni me angazhimin energjik për reformat, e ardhmja juaj është në NATO”, thonë nga kabineti i kryeministrit të ketë thënë Davutoğlu.

Nga atje theksojnë se në takim bashkërisht është konstatuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të kontribuojë në stabilitet shtesë, hapje të mundësive për investitorët, si dhe rritje të standardit të jetesës dhe atij ekonomik në Maqedoni.

Kryeministri Zaev ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë është përcaktuar drejt procesit reformues për jetë cilësore të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe për integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO.

Po ashtu thuhet se Davutoğlu ia uroi Zaevit marrjen e detyrës si kryetar i Qeverisë së Maqedonisë dhe siç tha, “racionaliteti i tij për gjetje të zgjidhjes së qetë dhe stabile për krizën politike, rezultoi me formimin e Qeverisë së re reformuese”.

 

Pas takimit me kryeministrit e Maqedonisë, Davutoğlu u takua me ministrin paresor në Qeverinë e Maqedonisë, Adnan Kahil, ndërsa siç është paralajmëruar Davutoğlu do të pritet edhe nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.

Më herët, ish-kryeministri turk dhe deputeti aktual në Parlamentin e Turqisë u takua edhe me liderët e subjekteve politike në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit