Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në kuadër të përkujtimit të 100 vjetorit të ditës së dëshmorëve dhe fitores së Çanaklasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu fjalimin e tij e nisi duke u shprehur se: “Nipërit e çmuar të dëshmorëve të shenjtë të cilët dhanë jetën pa asnjë hezitim për atdheun, kombin, flamurin dhe lirinë, të nderuar qytetarë të Çanakalasë të cilët këto dëshmorë dolën nga mesi juaj, i përshëndes me dashuri e respekt të gjithëve nga kjo ditë e madhe dhe e shënuar”.
Davutoglu ka vazhduar më tej duke u shprehur se ka patur momente historike ku kombet janë sprovuar dhe ata që e kanë kaluar këtë sprove në momentet historike kanë mbetur në histori të cilët e kanë shkruar me shkronja të arta, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar këtë janë fshirë nga historia.
Kryeministri turk më tej ka theksuar se: “Në këtë luftë e udhëhequr nga Kemal Ataturk, u hodhën rrënjët e shtetit të Republikës së Turqisë në këto troje të shenjta. Zoti qoftë i kënaqur me ta. Amaneti i tyre është një trashëgimi e shenjtë për ne dhe kjo trashëgimi e shenjtë do të mbahet mbi shpatulla përgjithmonë nga i gjithë kombi ynë”.
– “Trashëgimia vëllazërore që ata lanë do të qëndrojë përgjithmonë”-
Kryeministri Davutoglu duke theksuar se në Çanakala gjenden shenja që nuk do të harrohen kurrë ai ka vazhduar më te: “Në prani të dëshmorëve të shenjtë jap fjalën edhe njëherë se trashëgimia vëllazërore që ata lanë do të qëndrojë përgjithmonë. Në zemrat e gjeografisë tonë supreme jetojnë kujtimet e gjalla të dëshmorëve të luftës së Çanakalasë nga çdo pjesë e trojeve si nga Ballkani, Lindja e Mesme, Kaukazi, Afrika e Veriut. Shkoni në Prizren, në Shkup, në Sarajevë dhe gjithandej do të dëgjoni shprehen ‘Edhe gjyshi im ka luftuar në Çanakala’, gjithashtu edhe në Irak, në Kerkuk dhe në Mosul”.
“Duke ju bërë thirrje po ju shpreh edhe njëherë ashtu siç luftuan së bashku krah për krah për mos rënien e Stambollit, irakianët, sirianët, palestinezët, ata me origjinë nga Ballkani, kosovarët, boshnjakët, azerët edhe sot e shprehim se për shtetin turk, pas 100 vitesh, fati i pasardhësve të tyre i nipërve të dëshmorëve të shenjtë është fati ynë. Ne do ti dalim për zot trashëgimisë që ata na kanë lënë. Ja pra që nga atëherë ndryshoi fati i Turqisë dhe i kombeve përtej saj së bashku me luftën e Çanakalasë”.
Davutoglu gjithashtu ka cituar edhe thëniet e Mehmet Akif i cili duke iu adresuar dëshmorëve të Çanakalasë ka pohuar se “nëse unë shkoj në jetën tjetër dhe nëse do të jem në praninë e resulit (të dërguarit, profetit), dhurata me e madhe që do të sillja do të ishte gjaku i dëshmorëve të Ballkanit i dëshmorëve të Çanakalasë”.Davutoglu ka shtuar më tej se muslimanët e Indisë ishin në këmbë, muslimanët e Afrikës po ashtu edhe bashkatdhetarët në Azinë Qendrore ishin në këmbë e luteshin që Stambolli mos të binte se pse e dinin që edhe fati i kombeve të shtypur do të binte.
– “Këtë vend nuk do ta lemë nevojtarë ndaj frikacakëve”
Kryeministri Davutoglu ka pohuar më tej se: “Derisa ne të marrim frymë, tiranët në botë nuk do të mund të flenë të qetë. Ashtu siç kemi përqafuar 2 milionë vëllezër sirianë, ashtu siç përqafuam boshnjakët në luftën e Bosnjës, ashtu siç përqafuam kosovarët në luftën e Kosovës apo vëllezërit tanë nga Halepça, trojet e Anadollit janë trojet tuaja amanet dhe do të bëhen troje të mëshirës për të shtypurit”.