-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

David Beckham mbështet Luis Figon për kreun e FIFA-s

Më të lexuarat

Ish-futbollisti anglez, David Beckham, njoftoi se në zgjedhjet për presidencën e FIFA-s mbështet futbollistin poturgez, Luis Figo, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Beckham, në deklaratat e publikuara në shtypin britanik, duke theksuar se drejtimi i FIFA-s duhet të jetë në duart e personave që janë të pasionuar për futbollin ka pohuar se; “Në zgjedhjet për presidentin e FIFA-s mbështes shokun tim të skuadrës Luis Figo. Një organizatë e madhe si FIFA për momentin, kanë nevojë për persona të mirë të cilët mund të bëjnë të pamundurën për futbollin dhe tifozët”.
 
Beckham ka vlerësuar se kandidimi i disa personave të fuqishëm me vizion do të sjellë përfitime pozitive për FIFA-n. Kundër Blatterit i cili drejton FIFA-n që nga 1998 e deri më tani, kanë shpallur kandidaturën për presidencë të FIFA-s,  zy.kryetari i FIFA-s dhe Princi i Jordanisë, Ali Bin el-Hysejin, Presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës, Michael van Praag dhe ish-futbollisti portugez Luis Figo. Kongresi i FIFA-s ku do të mbahen dhe zgjedhjet për president të FIFA-s do të zhvillohet më 29 maj të këtij viti.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit