Vëmendja jo vetëm e Britanisë, por edhe e mbarë botës prej ditësh ishte tek Dasma Mbretërore.
Ceremonia në të cilën Princi Harry i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me aktoren Meghan Markle, sipas mediave të huaja mund të ketë kushtuar deri në 45 milionë dollarë.
Dasma e Princit Harry me Meghan, përpiu 42.1 milionë dollarë vetëm për masat e sigurisë ndërsa shpenzimet e tjera të rëndësishme të dasmës përshkojnë midis 420,000 dollarë deri në 560,000 dollarë për veshjet e Meghan dhe 420,000 dollarë për të punësuarit për pritjen në mbrëmje.
Martesa e Princit Harry me aktoren Meghan Markle tashmë cilësohet si dasma e vitit, ndërsa duke analizuar gjithë aranzhimin, raportohet se ky event nuk mund të ju befasojë aspak me çmimet.
Sipas aplikacionit Bridebook, që mundëson planifikimin e dasmave në Britaninë e Madhe, pjesa më e madhe e kostos mbretërore ishte shpenzuar për sigurinë e të pranishmëve. Po ashtu një sasi ekonsiderueshme e mjeteve ishte ndarë për fustanin e nuses.
Mësohet po ashtu se martesa e dikurshme e Kate Middleton dhe Princit William kushtoi 28 milionë dollarë.