1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

DASHURIA NDAJ KOPSHTIT

Më të lexuarat

CILËN BIMË DUHET DASHUR DHE CILËN DUHET MBJELLUR SA MË LARG, NË SKAJE TË KOPSHTIT?
 
Kush do të thoshte se luledielli, edhe pse duket si bimë e mrekullueshme, megjithatë nuk shkon me bimë të tjera, sepse rrënja e saj emeton toksina për shkak të të cilës bimët tjera në afërsi të lelediellit nuk përparojnë. Cilat bimë të tjera Xheloze të gjitha materiet tjera ushqyese i marrin për vete?
 
 
Kur flasim për bimët që mund t’i mbjellim së bashku, mendojmë se këto bimë funksionojnë mirë së bashku  dhe të cilat gjithmonë duhet mbjellë njëra afër tjetrës. Megjithatë, rrallë flasim për bimët që nuk e durojnë njëra tjetrën. Edhe pse ato mund të dukën të bukura në kopshtin tuaj, me to duhet të jemi të kujdesshëm dhe për këto bimë duhet zgjedhur pjesët e tokës në skaje të kopshtit, sa më larg bimëve të tjera.
 
Të gjitha bimët nga familja e bathës nuk kanë sukses në kombinim me disa bimë: në të vërtetë armiku më i madh i tyre janë aliumi (Alliumachoenoprasum), qepa, hudhra  si dhe preshi. Bimet kokare gjithashtu nuk u konvenojnë. Bimët bishtajore nuk duhet mbjellë afer specave, qofshin ata speca të djegës apo të ëmbël. Kjo vlen edhe për kumakun, që i largon dëmtuesit. Në të vërtetë, të gjitha bimët që i largojnë dëmtuesit, janë të dëmshme edhe për fasulen.
 
Dredhëzat dhe domatet e pëlqejnë kohën e ngrohtë, kështu që  të mbjellat nga sezoni i ftohtë siç janë brokli dhe karfioli kanë diçka kundër dredhëzave dhe domateve. Njësoj është edhe  me specin dhe të gjitha llojet e kungujve duke përfshirë edhe misirin. Mos kombinoni  domatet me majdanoz, tranguj, kopër dhe karotën.
 
Një pasqyrë e shkurtë, si më poshtë, ku do të kuptoni më shumë për këtë çështje:
 
-Fasulja:  mos e mbillni afër hudhrës, qepës, preshit, specit ose kumakut.
 
-Bizelja: Mos e mbillni afër hudhrës, qepës, preshit dhe specit.
 
-Brokli dhe karfioli (lulelakra) : mos i mbillni afër  specit, trangujve, dredhëzave dhe domateve.
 
-Kumaku: mos e mbillni afer karotës./BKS
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit