1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

DASH: Kriza në Siri, më e rënda në botë

Më të lexuarat

Stejt departamenti konsideron se kriza humanitare në Siri është midis më të rëndave në botë. Në konferencë në interent Mark Bartolini, nga Agjencia për ndihmë ndërkombëtare të SHBA-së dhe Dejvid Robinson nga Byroja për probleme për popullatën, refugjatë dhe migracionin pranë Stejt departamentit, njoftuan se në ditët e kaluara mbi 2,5 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Prej tyre 1,2 milionë kanë qenë të detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Deri tani SHBA-ja ka dërguar për të prekurit në krizën në Siri,numri i të cilëve është rreth 780 mijë persona, afërsisht 82 milionë dollarë në formën e ushqimit dhe të medikamenteve. Një pjesë e madhe e kësaj ndihme është sjellë me ndërmjetësim të KB-së dhe organizatave të tjera humanitare.

Pjesa më e madhe është dërguar në Apelo ku ende zhvillohen luftëra të ashpra midis armatës dhe kryengritësve. “Aty ka mungesë të medikamenteve-antibiotikëve dhe vaksinave, theksuan dy diplomatët. Ndihmë amerikane është çuar edhe për refugjatët sirianë në Liban, Jordani dhe në Turqi. Bartolini dhe Robinson theksuan se sistemi për ndarjen e ndihmës, personat që merren me këtë dhe klinikat në territorin e Sirisi janë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme. Ata nuk kanë saktësuar se kush qëndron pas këtyre sulmeve./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit