5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Danimarka ndërton gardh në kufi me Gjermaninë, jo për refugjatët

Më të lexuarat

Rruga nga Gjermania përmes kufirit të gjelbër për në Danimarkë do të vështirësohet së shpejti. Sepse qeveria e Danimarkës do të ndërtojë një gardh prej 70 kilometrash, si mbrojtje nga murtaja afrikane e derrave.

Politikë pa kuptim apo mbrojtje e vërtetë? Mendimet janë të ndryshme për gardhin, të cilin Danimarka do ta ndërtojë muajt e ardhshëm përgjatë kufirit me Gjermaninë, si mbrojtje nga nga murtaja afrikane e derrave (ASP). Pavarësisht nga kjo, këtë të hënë u ngul në tokë në Padborg në veriperëndim të Flensburgut trari i parë, siç bëri të ditur autoriteti kompetent Naturstyrelse. Gardhi i gjatë prej 70 kilometrash dhe i lartë një metër e gjysëm do të përfundojë gjatë këtij viti – duke siguruar në këtë mënyrë të gjithë kufirin tokësor midis Danimarkës dhe Gjermanisë.

Kjo sëmundje që nuk e dëmton njeriun aktualisht është shpërndarë në Evropën Lindore, në vjeshtë u bënë të njohura raste të murtajës së derrave te derrat e egër në Belgjikë. Deri tani Gjermania ka mbetur e paprekur. Vërtet që edhe Republika Federale po përgatitet për rastin e epidemisë – me ushtrime dhe me kontrolle higjenike. Por për dobinë e një gardhi të ngritur në mënyrë parandaluese ka shumë dyshime.

Njeriu si faktor rreziku

Ministri i Mjedisit dhe i Bujqësisë i landit të Shlesvig-Holshtajnit, Jan Philipp Albrecht (Të Gjelbrit), theksoi që virusi përhapet para së gjithash përmes njerëzve – me transportet e kafshëve, gjuetitë ose ushqimet e infektuara. Edhe Instituti Federal i Kërkimeve për Shëndetin e Kafshëve, Instituti-Friedrich-Loeffler, nuk e konsideron të madh rrezikun e transmetimit të epidemive të kafshëve përmes derrave të egër. “Faktori më i madh i rrezikut” është njeriu, theksoi zëdhënësja e FLI.

Rritja e derrave është tepër e rëndësishme për Danimarkën. Sipas shifrave zyrtare, fshatarët danezë eksportuan në 2016 derra me një vlerë katër miliardë euro, një e treta e tyre në shtete jashtë Bashkimit Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit