Kryeqyteti Damask i Sirisë sërish u trondit me sulm me bomba.
Bëhet e ditur se një kamikazë e hodhi vetën në erë në qendër të Damaskut.
Në këtë sulm ku humbën jetën të paktën 4 persona u plagosën edhe një numër i madh i personave të tjerë. Ende nuk dihet su kush qëndron pas sulmit në fjalë.
Në anën tjetër Kombet e Bashkuara akuzuan udhëheqjen e Beshar Esadit për kryerje të krimeve të luftës.
Komisioni OKB-së i përbërë prej 4 anëtarëve, i cili hetoi shkeljen e të drejtave të njeriut në Siri deklaroi se ekzistojnë provat e fuqishme që udhëheqja e Esadit ka kryer krime lufte.
Komisioni në fjalë deklaroi se provat në fjalë do të jenë tema e gjykimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Ndërsa Siria, e cila refuzon këto akuza, kërkon ndihmë financiare dhe në pajisje për shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike.
Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se do të japë dy anije për transportimin e armëve në fjalë në Norvegji dhe Danimarkë.
Ishte vendosur që shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë të bëhet jashtë vendit, ndërkaq deri më tani asnjë vend nuk pranoi këto armë.
Ndërsa udhëheqja amerikane kishte propozuar që këto armë të shkatërrohen në det./trt/kohaislame