Disa persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në periferi të pjesës lindore të kryeqytetit Damask në Siri, ka raportuar Televizioni shtetëror sirian.
Në raport theksohet se forcat e sigurisë i kanë ndalur tre sulmues vetëvrasës me makina-bomba, sot herët në mëngjes, ndërsa dy prej tyre kanë shpërthyer në hyrje të qytetit.
I treti ia doli të depërtonte në Damask dhe e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pasi ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, duke vrarë dhe plagosur disa vetë. Në këtë raport nuk jepet numri i saktë i personave të vrarë dhe të plagosur./REL