Të paktën 78 trupa të ushtrisë siriane u vranë sot nga sulmet e kryengritësve në tri postblloqe ushtarake, pranë qytetit rebel të Saraqebit, në veriperëndim të Sirisë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
”Pesë rebelë u vranë gjithashtu si pasojë e sulmeve kundër postblloqeve të ngritura në rrugën kombëtare mes Damskut dhe Alepos, metropoli tregtar i veriut të vendit”, theksoi OJQ që mbështet njoftimet e saj në një rrjet militantësh dhe mjekësh në mbarë Sirinë./trt