0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Dallimi mes miklimit dhe lajkatimit

Më të lexuarat

Dallimi mes Mudara-së, miklimit dhe Mudahen-es lajkatimit

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, në librin e tij “Er-Ruh”, thotë:

“Dallimi mes Muadarasë dhe Mudahenes qëndron në këtë fakt:

Mudara – miklimi është sjellja e hijshme e njeriut me tjetrin për të nxjerr në pah të vërtetën ose për të kundërshtuar të kotën.

Mudahane – lajkatimi është sjellja e hijshme e njeriut me tjetrin duke ia konfirmuar të kotën ose duke e lënë që të vazhdon të vepron sipas epshit të tij.

Mudara bëjnë besimtarët, kurse mudahane bëjnë mynafikët”.

جاء في كتاب ” الروح ” للإمام ابن القيم ـ رحمه الله ـ :

” والفرق بين المداراة والمداهنة أن المداراة : التلطف بالإنسان لتستخرج منه الحق أو ترده عن الباطل .

والمداهنة : التلطف به لتقره على باطله ، وتتركه على هواه .

فالمداراة لأهل الإيمان ، والمداهنة لأهل النفاق .

Imam Kurtubiu, rahimehullah, në lidhje me këtë temë thotë:

“Dallimi mes Mudara-së dhe Mudaha-nes është kjo:

Mudara, miklimi, nënkupton shpenzimin e dynjasë për të përmirësuar dynjanë ose fenë, ose të dyjat së bashku, e kjo është e lejuar, ndoshta edhe e pëlqyer.

Mudahene, lajkatimi, është braktisja e fesë për interes të dynjasë. (shiko “Fet’hul-Bari”, 10/454”

قال القرطبي صاحب المفهم رحمه الله -تبعا للقاضي عياض رحمه الله:

“والفرق بين المدارة والمداهنة

أن المداراة بذل الدنيا لصلاح الدنيا أو الدين أو هما معا وهي مباحة وربما استحبت.

والمداهنة ترك الدين لصلاح الدنيا”. من فتح الباري (10 / 454)

Kurse Shejh Ibën Uthejmini, rahimehullah, thotë:

Dallimi mes Mudara-së dhe Mudaha-nes qëndron në faktin se:

Mudahane, lajkatimi domethënë braktisja e të vërtetës për hir të tjetrit.

Mudara- miklimi domethënë ofrimi i të vërtetës tjetrit në mënyrën më të lehtë të mundshme.

Ky kusht fatkeqësisht mungon te disa njerëz, andaj ata me thirrjen e tyre te Allahu kanë për qëllim qortimin. Qortimi i gjendjes në të cilën janë të tjerët. Kjo e dëmton thirrjen e tij dhe e largon bereqetin prej kësaj vepre, sepse njeriu që synon qortimin e tjetrit, gjë për të cilën në realitetin përkatës nuk ka nevojë, ai me këtë vepër e turpëron dhe ofendon. Ka dallim mes njeriut që e thërret tjetrin për ta përmirësuar dhe njeriut që tërë mllefin dhe qortimin e tij e zbraz te tjetri, me pretekst se do përmirësimin e tij”. “Fetava Nurun ala Derb”, 13/398).

قال الشيخ ابن عثيمين رحمه الله:

“والمداراة دون المداهنة لأن المدارة شيء والمداهنة شيء آخر؛

لأن المداهنة ترك الحق للغير أي من أجل الغير.

وأما المداراة فهي إيصال الحق إلى الغير بالطريق الأسهل فالأسهل.

وإن هذا الشرط قد يختل عند بعض الناس فيقصد بدعوتهم إلى الله الانتقاد.

انتقاد ما هم عليه وحينئذٍ تفسد دعوته وتنزع البركة منها لأن الذي يقصد انتقاد غيره ليس داعي له في الواقع ولكنه معير له وعائب عليه صنيعه وفرق بين شخص يدعو غيره لإصلاحه وبين شخص يصب جام اللوم والعتاب على غيره بحجة أنه يريد إصلاحه”. فتاوى نور على الدرب – (13 / 398/شاملة).

/islam.mk/kohaislame.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit