2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dallimi mes Kur’anit dhe hadithit kudsij

Më të lexuarat

Pyetje:

Cili është dallimi mes një hadithi kudsij dhe hadithit të të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam]? Dhe cili është dallimi mes Kur’anit dhe haditheve kudsij?

***

Përgjigje:

Hadithi kudsij është ai, që Pejgamberi e ka transmetuar nga Allahu [aze ue xhel] me fjalët e Allahut dhe me domethënie nga Ai. Tjetër veç hadithit kudsij është ajo, domethënia e së cilës është shpallje nga Allahu ndërsa fjalët janë të të Dërguarit , mu siç ka thënë Allahu: » Ai nuk flet me hamendje, por është një shpallje që i shpallet « [en-Nexhm, 3] Ka disa dallime mes Kur’anit dhe hadithit kudsij. Së pari: Kur’ani është një mrekulli, kurse hadithi kudsij s’është mrekulli në formulimin e vet. Së dyti: recitimi i Kur’anit është formë adhurimi, kurse leximi i hadithit kudsij nuk përbën adhurim. Së treti: Kur’ani është meteuatir1, kurse për një hadith kudsij s’është e domosdoshme të jetë muteuatir. Së katërti: Kur’ani s’bën ta prekë askush, përveç atij që është në gjendje të pastër, kurse të prekësh një hadith kudsij në gjendje papastërtie nuk prish punë.

  1. Gradë e besueshmërisë së një transmetimi; i vijueshëm; qe transmetohet nga një numër aq i madh njerëzish, saqë nuk pritet që të gjithë ata të bien në ujdi rreth një gënjeshtre.

Shejh Salih el-Feuzan

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit