1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dalja e disa pikave të gjakut gjatë Ramazanit kur është shtatëzëne

Më të lexuarat

Pyetja:

? Gruaja ime është shtatzënë në muajin e dytë të saj dhe një ditë i ka pikur një pike gjaku në fillim të muajit Ramazan. Kjo ka ndodhur pas namazit të jacis. Pastaj pas disa ditëve e njejta gjë i ka ndodhur por tani pak para perëndimit të diellit. Ngjyra e gjakut ishte e qelur. Çka duhet bërë në këtë rast, duke ditur se ajo e ka plotësuar agjërimin ?

Përgjigja:

? Gruaja nëse është shtatzënë dhe i del gjaku nga organi i saj duke mos qenë i rregullt e as në kohën e zakonshme të tij, gjaku i tillë nuk është asgjë pa marrë parasysh a është një ose dy pika apo gjak i shumtë. Gjaku i tillë tek grate shtatzëna konsiderohet gjak i prishur (e jo menstruacionesh). Përveç nëse ai gjak është paraqitur në kohën e zakonshme të menstruacioneve aë e kishte para shtatzënisë (dhe i ka vetitë e gjakut të menstruacioneve) në këtë rats konsiderohet hajz-menstruacion. Ndërsa në rastin tuaj paraqitja dhe ndërprerja e herë pas hershme e gjakut nuk nënkupton ndërprerje agjërimi. Ajo vazhdon të agjërojë, të falet dhe këto adhurime janë të sakta për të pa pasur kurrrfar mëkati. ?

(Fetvat dhe derset e haremit të Mekës. Shejh Ibën Uthejmini, vëll. 4, fq. 63)

Përshtati Lulzim Susuri

http://www.ehlihadithi.com/

https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit