0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dalja e Britanisë nga BE shtyhet deri më 31 tetor

Më të lexuarat

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për shtyrjen e datës së Brexit, pra të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 tetor.

Pas samitit në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, njoftoi në orët e para të së enjtes se May është pajtuar me kushtet e Bashkimit Evropian për shtyrje.

Udhëheqësit e BE-së planifikojnë të takohen sërish në qershor për të vlerësuar situatën. Britania mund të largohet nga BE-ja para 31 tetorit nëse May arrin të bindë shumicën në Parlamentin britanik që të mbështesë marrëveshjen për Brexit që ajo ka negociuar me BE-në vitin e kaluar.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbështeti shtyrjen deri më 30 qershor dhe kundërshtoi përpjekjet nga Gjermania dhe vendet e tjera për të ofruar shtyrje për një vit. Kjo çoi në ofertën e kompromisit për Britaninë më 31 tetor, e cila u mbështet në mënyrë unanime nga të 27 shtetet e tjera të BE-së.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje do të shkaktonte kaos ekonomik në Britani, por edhe në BE./REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit