Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se ka prova të tjera që janë në dorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që lidhin Saimir Tahirin me trafikun e drogës.
Lala thekson se letër-porosia nga Italia për këtë çështje është dërguar direkt tek Prokuroria, duke shmangur kështu Ministrinë e Drejtësisë, transmeton indeksonline
“Ka përgjime të kryera nga Italia. Kanë bashkëpunuar në mënyrë sekrete; siç thanë prokurorët sot se letër-porosia na ka ardhur direkt sipas ligjit, pa kaluar tek ministria e Drejtësisë. Është shmangur rruga për tek ministria e Drejtësisë. Shtrohet pyetja a ka prova dhe fakte të tjera: pa diskutim që ka. Ajo çfarë unë them sot është që komisioni duhet të votojë heqjen e imunitetit.” –deklaroi gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Studio e Hapur”.