2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Dalin emrat e shqiptarëve që u përplasën me trajler nga shoferi grek (VIDEO)

Më të lexuarat

Mediat greke kane publikuar identitetin e viktimave që humbën jetën në Greqi teksa u përplasën me një trajler që drejtohej nga një shtetas grek që ishte i dehur në timon.

Mësohet se Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pabuko i datëlindjes 1953, gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri ndodhet në spital në rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në autostradën që lidh Kifisun me Pireun. Policia greke njofton se shoferi humbi drejtimin e mjetit duke u përplasur me dy makinat e tjera.

Uniformat blu kanë arrestuar menjëherë shoferin greke si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë trupat e pajetë të viktimave u nisën në morgun e Athinës ku do t’i nënshtrohen një ekspertize mjeko-ligjore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit