-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dagestan: vriten 7 militantët e dyshuar

Më të lexuarat

Autoritetet e Rusisë thonë se shtatë militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një operacioni të sigurisë në rajonin Dagestan në Kaukazin Verior.
Raportohet se sot janë vrarë dy persona të armatosur, gjatë një ndërhyrjeje në një ndërtesë banimi në kryeqytetin rajonal, Mahaçkala. Ndërsa, pesë militantë të tjerë ishin vrarë kur policia kishte bërë kërkime në një ndërtesë tjetër banesore.
 
Komiteti Kombëtar Antiterror tha se të vrarët ishin të dyshuar për një seri të aksioneve, përfshirë sulmet kundër oficerëve të policisë.
 
Dagestani është praktikisht i përfshirë nga dhuna e ndërlidhur me kryengritjen islamike, që i ka rrënjët në dy luftëra për pavarsi në periudhën pas-sovjetike, në Çeçeninë fqinje. Po ashtu, për këtë dhunë fajësohet edhe krimi i organizuar, mospajtimet politike dhe rivalitetet klanore.
 
Dhuna në gjithë Kaukazin Verior të Rusisë po vazhdon, megjithë përpjekjet e Kremlinit për ta ripërtrirë stabilitetin pas luftërave të Çeçenisë.
 
Gjatë sulmeve, caqe të rregullta janë zyrtarët dhe policët.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit