Guvernatori i nënprefekturës Havixhe të Kirkukut, Sebhan el-Xhuburi bëri të ditur se organizata terroriste DAESH ekzekutoi 40 pjesëtarë të tij me arsyetim se kanë ikur nga fushë beteja gjatë luftës kundër forcave irakiane të sigurisë.
Grupi terrorist DEASH ka ekzekutuar 40 pjesëtarë të tij me arsyetim se kanë ikur nga fushëbeteja gjatë luftimeve me forcat irakiane të sigurisë.
Guvernatori i nënprefekturës Havixhe të Kirkukut, Sebhan el-Xhuburi bëri të ditur se organizata terroriste DAESH ekzekutoi 40 pjesëtarë të tij me arsyetim se kanë ikur nga fushë beteja gjatë luftës kundër forcave të sigurisë, posaçërisht nga fronti në Selahadin dhe Kirkuk.
Xhiburi bëri të ditur se terroristët e burgosur nga arabët irakian dhe nga vendet e jashtme.
Zyrtari irakian tha se DEASH, si pasojë e ngushtimit të territoreve që kontrollon gjatë operacioneve të suksesshme që zhvillohen në Mosul dhe duke pasur frikë nga revoltat dhe në përpjekje për të parandaluar arratisjet e mundshme, ka filluar të zbatoj dënimet kapitale duke i zbrazur burgjet në këtë mënyrë.
Organizata terroriste DEASH për tre vite të fundit mbanë nën kontroll nënprefekturën Havixhe të Kirkukut në Irak.