Dita e dytë e Forumit të Sigurisë në Beograd filloi me shqyrtimin e temës “A është Ballkani përfundimisht tregim i suksesshëm”, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, duke potencuar dëshirën që Beogradi të jetë faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë sfida më e madhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri serb, Ivica Daçiq tha se vendi i tij do të përpiqet të gjejë zgjidhje për të gjitha çështjet dhe ndërtoj ura të reja bashkëpunimi me vendet e rajon dhe institucionet në Prishtinë, por qëndrimi në raportet me Kosovën, mbetet i njëjtë.
“Me peshën dhe kompleksitetin që ka për Serbinë veçohet problem i Kosovës dhe Metohisë si një burim me potencial i jo-stabilitetit në rajon. Qëndrimi Republikës së Serbisë për këtë çështje është i qartë në kuptim të respektimit konsekuent të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244 të KS të OKB-ës si dhe sistemit tonë juridik”,k a thënë Daçiq.kohaislame