Kryeministri i ri serb, Ivica Daçiq ka thënë se prioritetet e kabinetit të tij, janë vendosur.
Sipas tij këto prioritete janë dy: Bashkimi Evropian dhe mbrojtja e interesave të shtetit serb, që sipas tij nënkupton “çështjen e Kosovës”.
Sipas tij, me mbrojtjen e interesave të shtetit serb nënkuptohet “zgjidhja e problemit të Kosovës në mënyrë paqësore, me negociata duke u bazuar në marrëveshjet që janë arritur deri tani”.
“Besoj që është në esencë që Ballkani të definohet si zonë e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Daçiq gjatë një ngjarje të organizuar nga ambasada gjermane në Beograd, raporton B92.
I pyetur se si Serbia do të vazhdojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian nëse kriteret për këtë vetëm sa po shtohen, ai është përgjigjur duke thënë se kjo mbetet të diskutohet më tej. /Indeksonline/kohaislame