1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Daçiq: S’e kemi ndër mend ta ndryshojmë qëndrimin për Kosovën

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçi ka deklaruar se Serbia, edhe kur ta pranojë Kosovën nuk do të ishte në BE “pasi gjithmonë do të ekzistojnë disa kushte të reja”.
 
Ai në bisedë për mediumin rus “Sputnjik”, në pyetjen që të komentojë deklaratën e kryetarit serb Tomislav Nikoliq se sikur Serbia ta pranonte Kosovën, për një muaj do të ishte në BE, është përgjigjur: “Nuk do të thosha. Gjithmonë do të ekzistonin do farë kushtesh të reja”.
 
“Kur u dorëzua Ratko Mladiq, pas një muaji u paraqit çështja e Kosovës. Deri më atëherë ajo nuk ishte në rend dit. Por ne absolutisht nuk duam të pranojmë këtë politikë të shënjestrave lëvizëse, as vënien e përhershme të kushteve të reja… Dhe ne nuk duam fare të bisedojmë më për këtë temë. Ne kemi thënë qartë dhe neve na është thënë qartë se nuk ka më kurrfarë kushtesh të reja”, ka thënë ai.
 
“Ndoshta dikush e dëshiron, por Serbia s’ e ka ndër mend ta ndryshojë pozicionin e vet kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës. Ne konsiderojmë se jemi të gatshëm për dialog, por nuk jemi të gatshëm për imponim të kurrfarë kushtesh. As ultimatumesh”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, transmeton Koha.net.
 
Kur bëhet fjalë për dialogun Beograd –Prishtinë, Daçiq ka thënë sa deri më tash nuk është definuar statuti i Asociacionit serb të Komunave për shkak se Prishtina mendon as duhet të ketë më pak kompetenca dhe gjithmonë e bllokon miratimin statusit.
 
“Kështu implementimi i Marrëveshjes së Brukselit në të vërtetë i konvenon Serbisë dhe Serbia nuk është ajo që pengon implementimin saj por Prishtina”, tha Daçiq duke përsëritur se Beograd nuk do ta ndryshojë qëndrimin vet për pavarësinë e Kosovës.
 
Lidhur me deklaratën e përfaqësueses së BE Federica Mogherini se Serbia dhe Kosova po zhvillojnë si dy shtete, Daçiq ka thënë:
 
“Mogherini ka kërkuar falej për këtë deklaratë. Gjoja ajo ka dashur të thotë se fjala është për dy palë e jo për dy shtete”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit