Gjatë njëzet viteve të fundit, Serbia ka paguar rreth 700 milionë euro të borxhit të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Kështu së paku sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, pretendon ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
“Kur duhet paguar borxhet, atëherë janë pjesë e Serbisë, kur ata duhet të rrëmbejnë pasuritë, atëherë janë një shtet të pavarur”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.
Ndërsa kur është pyetur për të komentuar mbi një letër drejtuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, e cila bën thirrje për njohjen reciproke mes dy palëve, Daçiq ka thënë se duhet kuptuar i gjithë konteksti i letrës, dhe se mund të konkludohet se ekziston një ndryshim i madh i politikës së administratës Trump, i cili hapi rrugën për ka një kompromis të ri.
“Duhet lexuar pjesa e parë e letrës ku ata inkurajojnë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe një kompromis”, citohet të ketë thënë tutje Daçiq.
Daçiq gjithashtu ka theksuar se përparimi i Serbisë drejt BE-së, ose përparimi i mëtejshëm në hapjen e kapitujve të negociatave, varet nga përparimi në dialogun me Prishtinën.