-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Daçiq: Ne vazhdojmë luftën në vitin 2020, presim tërheqje të reja të njohjes së Kosovës

Më të lexuarat

“Serbia do të vazhdojë të luftojë për ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe sovranitetit, të luftojë për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës në vitin 2020, si dhe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Unë pres që më shumë shtete të tërheqin njohjen e Kosovës”, citohet të ketë thënë Daçiq, duke njoftuar vazhdimin e veprimit diplomatik kundër hyrjes së Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Përveç kësaj, siç ka thënë ai, do të bëhen përpjekje për të vendosur marrëdhënie më të mira me vendet më të rëndësishme të botës, jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe.

I pyetur se cilat janë perspektivat në luftën për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës, Daçiq tha se me siguri do të ketë më shumë vende që do ta tërheqin njohjen.

“Është e rëndësishme që tërheqja e njohjeve të ndryshojë pozicionin e Serbisë. Kur u futëm në këtë proces, 113 vende njohën Kosovën. Sot, 93 shtete e njohin Kosovën, ndërsa shumica në OKB kërkon 97 vende”, tha Daçiq.

Edhe pse nuk ka zbuluar se cilat vende do të mund të tërheqin njohjen e Kosovës, ai ka thënë se “sigurisht do të ketë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit