0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Daçiq: Kemi humbur në Kosovë

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se statusi i veriut të Kosovës si entitet në kuadër të pavarësisë së Kosovës nuk është pozicion në bisedimet për zgjidhjen afatgjate.

Ai shkrimet në mediume për entitetin në veri i ka karakterizuar si mendime të ndryshme dhe ka shtuar se nuk i tako atij të zbulojë detaje të platformës pasi këtë do ta bëjë kryetari, ka thënë ai, transmeton FoNet.

Gjatë 13 vjetëve të shkuar është zhvilluar absolutisht një politikë e gabuar, ka vlerësuar Daçiq dhe ka tërhequr vërejtjen se serbët në Kosovë janë autoktonë atje ku jetojnë dhe nuk janë ekspoziturë e Beogradit.

Serbët nuk kanë formuar asnjë institucion të Kosovës, por duket se ata të gjitha këto institucione që dalin nga Beogradi, ka thënë Daçiq. Ai ka shtuar se duhet të shihet se çfarë propozon Serbia e jo vetëm të flitet “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Po, mirë edhe është, ejani ta kthejmë”, ka thënë Daçiq dhe është pyetur”kur do ta ngulisim në kokë se i kemi humbur luftërat në Kroaci e në Kosovë dhe se pas disfatës në luftë nuk mund të silleni sikur të keni fituar në luftë”.

Nëse kemi humbur në luftë, ose do të zhvillojmë luftëra të reja ose do të bëjmë paqe, ka thënë Daçiq.

Gjëja më e keqe na ka ndodhur Ngjatë qeverisjes së Tadiqit e të Koshtunicës kur u shpall pavarësia dhe çfarë kemi bërë? Kemi djegur ambasadat dhe kemi dëbuar ambasadorët. Daçiq ka thënë se në gjashtë muaj e parë të vitit të ardhshëm Serbinë do ta presë çështja e institucioneve serbe në veri. Ne duhet të ndeshemi me këtë temë e jo gjithmonë dikush nga ne të kërkojë të pranojmë diçka. Ata propozojnë, e refuzoni ju”, ka thëni ai. (KD/INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit