0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Dacici, kryenegociator i Beogradit në dialog me Prishtinën

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, do të jetë negociatori kryesor në emër të Serbisë gjatë bisedimeve me Prishtinën, shkruan gazeta beogradase Blic, duke iu referuar konfirmimit që ka marrë për këtë nga qarqet e afërta me kryeministrin serb dhe ato nga kabineti i shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, e cila do t’i ndërmjetësojë këto bisedime.

Në ekipin negociator serb do të jenë edhe disa nga ministrat resorët e të cilëve do të jenë drejtpërdrejt temë e bisedimeve.

Ministrja e Energjetikës, Zhvillimit dhe Mjedisit, Zorana Mihajlovic ka zbuluar se edhe ajo do të jetë e përfshirë, meqë “çështja e energjetikës është një nga temat kryesore të dialogut”, transmeton koha.net.

Burimet e “Blicit” brenda qarqeve diplomatike në Bruksel thonë se kabinetet e Ashton, Nikolicit, Dacicit dhe Hashim Thaçit janë në kontakte intensive dhe se janë duke u harmonizuar temat për të cilat do të bisedohet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit