2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Daçic: S’kemi kapacitet për luftë të kotë

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se qeveria e re e Serbisë “nuk do të luajë rolin e heroit” rreth aplikimit të fusnotës për Kosovën.

“Çështja kryesore është nëse Kosova do të njihet ndërkombëtarisht, nëse serbët do të mbesin në Kosovë dhe nëse do të pranojnë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Çdo gjë tjetër është e parëndësishme. Ne nuk kemi më kapacitet që të bëjmë luftë të kotë”, ka thënë Daçiq, raporton rel.
Ai ka sqaruar se asgjë e re nuk ka ndodhur në lidhje me fusnotën dhe se do të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel.
“Për Serbinë është me rëndësi që Kosova të përfaqësohet ndryshe nga Serbia dhe shtetet tjera të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa nëse fusnota do të jetë në tavolinë apo në dokumente, është më pak e rëndësishme”, ka thënë ai.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.
Të dyja palët kanë interpretuar ndryshe marrëveshjen, duke bërë që përfaqësuesit e Serbisë shpesh të braktisin organizimet ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit kosovarë.
Marrëveshja parasheh përfaqësimin e Kosovës me fusnotë, e cila përfshin mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara./indeks/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit